Telenews

Einxhel reagon ashpër pas hyrjes së Sabianit si banor në BBVA

Mbrëmjen e djeshme  shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” iu bashkua sërish këngëtari i njohur, Sabiani.

Si fillim këngëtari hyri në shtëpi për të takuar vajzën e tij Keisin, ndërsa më pas u prezantua si konkurrent i reality show-t.

Hyrja e Sabianit shkaktoi mjaft të qeshura në shtëpi pasi banorët filluan të aludojnë se si mund të shkojnë raportet mes tij dhe partnerit të Keisit, Kristit.

Mirëpo duket se përpos të qeshurave, një pjesë e publikut nuk e ka pritur dhe aq mirë hyrjen e Sabianit në shtëpi.

Mes reagimeve ka qenë dhe moderatorja e njohur, Einxhel Shkira, e cila teksa postoi një foto në InstaStory, u shpreh se hyrja e këngëtarit është totalisht një dhunë psikologjike për vajzën e tij.

“Pertej shakas,kjo qe ndodhi sesht aspak normale jo per pjesen e spektaklit se was the funniest,por esht totalisht unhealthy jo vetem si mardhenie por totalisht nje dhune psikologjike dhe kontroll i frikshem i femijes,sidomos vajzes! Ky ishte mesazhi dhe shembulli me i gabuar ever”, u shpreh Einxheli. /Telenews.al/

Të ngajshme

Dantella rikthehet fuqishëm: Modelet më të bukura të veshjeve dhe aksesorëve

Rrezarta Ramaj

Zbulohet shkaku i vdekjes së modeles Sahara Ray

Rrezarta Ramaj

Oriola Marashi në kërkim të qenushes së zhdukur, ofron 2 mijë euro shpërblim për atë që e gjen –

KushtrimGuraj