Telenews

Ekskluzive/ Bennito përgjigjet në pytjet e Telenews.al

Artisti i njohur tashmë për publikun, Bennito, është përgjigjur në pytjet e Telenews.al, duke na treguar për projektin e tij më të fundit të titulluar ” O’ sa mirë” dhe duke treguar se si po pritet kjo këngë tek publiku.

Ai gjithashtu ka treguar edhe sa i përket projekteve të reja që do të vinë shumë shpejtë nga ai.

Intervista e plotë:

Në javën e fundit keni publikuar këngën më të re të titulluar “ O’sa mirë”, si është pritur nga publiku kjo pruarje e jotja?

Mund të them se deri më tani nga të gjitha këngët e mija, projekti ” O’ sa mirë” është pritur më së  miri nga publiku dhe jam shum i kënaqur që kjo këngë po dëgjohet në çdo vend.

Çfarë e bën më të veçantë këtë projekt muzikor nga projektet e tjera që i keni sjell në industrinë e muzikës shqiptare?

Të veçantë e bën teksti, beat- i si dhe zhanri i këngës që është baladë ritmike e që ka një domethenie të madhe, sepse ndoshta shumë njerëz i prek teksti në këtë këngë që kanë një përjetim nga jeta.

A ka ndonjë person që Bennito i kushton këngën “ O sa mirë pom vjen”? 

Teksti i kësaj kënge nuk ka të bëjë asgjë me mua personalisht, nuk e kam shkruar as tekstin unë, vetëm më është propozuar ta këndoj dhe asgjë më shumë.

Ta lëmë pak anash projektin e fundit, a jeni duke punuar në ndonjë projekt të ri muzikor, mund të na zbuloni pak më shumë detaje për Telenews.al?

Jam duke punuar shumë në muzikë dhe normalishtë që do vi me projekte të reja, por nuk mund të them në veçanti diqka nga këtu për arsyje që dua të jetë surprizë.

Në cilin zhanër muzikor i fle zemra më shumë Bennitos?

Me thënë të drejtën, mua më pëlqen Repi i rrugës i ndërthurur me Hip-Hop, por nuk mund të bëhet vetëm Hip-Hop muzikë në tregun tonë muzikor, andaj për këtë arsyje bëjë miks zhanresh në muzikën që unë e sjellë.

E dimë që jeni edhe një vallëtar i suksesshëm, sidomos në vendin ku jetoni në Zvicër, çka do të thotë për ty vallëzimi?

Vallëzimi është pjesë e pandashme e jetës time, sepse nga mosha 12 vjeqare në vallëzim kam marrë në shumë vende ndërkombëtare çmime si dhe kam marrë pjesë në shumë videoklipe të artistëve shqiptarë dhe atyre të huaj. Mund të them që vallëzimin e kam në gjak.

Mes vallëzimit dhe muzikës, ku e gjen vetën më shumë?

Të dyja edhe vallëzimi edhe muzika janë të pandashme për mua, sepse të dyja e plotësojnë njëra tjetrën. Kam bërë muzikë, qysh i vogël, por tani kam hyrë hapur në muzikë. Të dyjat janë dashuri, madje unë them që janë si motër e vëlla. Vallëzimi dhe muzika nuk ndahen.

Si është të bashkëpunosh me një artiste me emër si Soni Malaj?

Është  knaqësi shumë e madhe të punosh me Soni Malaj, e cila ka një zë shumë të veçantë dhe një artiste që unë e vlerësoj për energjinë dhe muzikën që ajo bënë.

A do ketë bashkëpunim tjetër me Sonin, pasi që projekti juaj i përbashkët rezultoi me shumë sukses?

Për momentin nuk kemi ndonjë planë konkret por nuk i dihet, unë vetëm mund të konfirmoj se do të ketë bashkëpunime tjera .

 Për në fund, çfarë duhet presim nga Bennito në të ardhmen?

Shumë sene, shumë dhurata në muzikë edhe shumë surpriza tjera. Për fund faleminderit Miftar juve dhe portalit, ku ju punoni Telenews.al për këtë intervistë, respekt Bennito, Zoti ju ruajt.

Intervista u realizua nga gazetari: Miftar Zejnullahu

 

Të ngajshme

Aktori shqiptar në rol kryesor, ky është seriali turk që po rrëmben audiencën –

KushtrimGuraj

Kështu dukej Shyhrete Behluli në vitin 1980

Yllka Gashi

Kurorëzohet basketbollisti i njohur, Dardan Berisha

KushtrimGuraj