Telenews

Ekskluzive: Dhomat e Specializuara reagojnë për herë të parë që nga votimi i projektligjit për to

Dhomat e Specializuara nuk kanë një koment për ligjin që dje u miratua edhe në lexim të dytë.

Kështu thuhet në një përgjigje me shkrim të Dhomave të Specializuara.

Nga ky organ bëjnë me dije se aktualisht fokusi është në zbatimin e mandatit të Dhomave të Specializuara.

“Nuk kemi asnjë koment në këtë kohë.

Dhomat e Specializuara janë plotësisht të përqendruara në zbatimin e mandatit të tyre për të siguruar gjykime të drejta, të paanshme dhe të sigurta, si dhe për të siguruar mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave” thuhet në përgjigjen e DHS-së për IndeksOnline.

Në dy lexime, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Të hënën, projektligji kaloi në votim të parë, ndërkaq mbrëmë kaloi edhe në të dytin.

Të gjitha dispozitat e këtij projektligji u shqyrtuan në Komisionin për Legjislacion dhe atë për Buxhet.

Ndërkohë, shteti po përgatitet për një tjetër betejë me këtë organ gjyqësor, me ish-krerët e UÇK-së që do të apelojnë vendimin dënues ndaj tyre.

Më 16 shtator, Hashim Thaçi u dënua më 25 vjet burg, njëjtë sikur Jakup Krasniqi, teksa Kadri Veselit iu shqiptuan 18 vjet burg, e Rexhep Selimit 13 vjet sosh.

Të ngajshme

Ambasadori i Gjermanisë uron Shiroka-Pulën: Pres të punoj me ju për agjendën evropiane

Rrezarta Ramaj

Në “shtratin e zbrazur”, kompozitori Adi Hila feston sot ditëlindjen

Rrezarta Ramaj

Sulmohet një ekip i televizionit Klan Kosova, dy kameramanë po trajtohen në emergjencën e Ferizajt

Rrezarta Ramaj