Telenews

Ekskluzive: Këta janë dy të dyshuarit që e rrahën brutalisht 15-vjeçarin te pompa ‘Kastrati’ në Prishtinë

Konflikti verbal i nisur mes disa të rinjve, të dielën në mbrëmje te pompa Kastrati në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, përfundoi me përleshje brutale. Dy persona po dyshohen se e rrahën keq një tjetër, për motive akoma të panjohura. Policia ka nisur hetimet dhe rasti është konfirmuar, raporton Gazeta Sinjali.

Ndaj dy të dyshuarve, Prokurori i Shtetit tashmë ka lëshuar urdhrin për masën e ndalimit policor.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se dy të rinjtë që u përfshinë në këtë rast janë Albert Mehani dhe Yll Berisha, të dy rreth 18-vjeçarë.

Bazuar në informacionet e para, dy të dyshuarit e kanë sulmuar viktimën, rreth 15-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime të rënda dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima u dërgua në QKUK, ndërsa të dyshuarit nuk arritën të shpëtojnë nga prangat e Policisë pasi u kapën dhe u shoqëruan në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rastin.

Me vendim të prokurorit, hetimi ka nisur në drejtim të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima pas tretmanit mjekësor në QKMF është dërguar në QKUK  dhe është hospitalizuar ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Këta janë dy të dyshuarit që e rrahën brutalisht 15-vjeçarin te pompa ‘Kastrati’ në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

Rast tragjik në Gjakovë: 40-vjeçarja i jep fund jetës, dyshohet se u hodh nga minarja e xhamisë

Valjeta Turkaj

Kurti: Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, hapi i rëndësishëm për paqen në rajon

Valjeta Turkaj

Osmani në “The World Forum” në Berlin: Kosova sot është sinonim i demokracisë që po avancon vazhdimisht

Valjeta Turkaj