Telenews

EKSKLUZIVE | Rrah bashkëshorten 19-vjeçare në Kaçanik, ndalohet 48 orë

Një rast i dhunës fizike në familje është regjistruar pasditen e së mërkurës në Kaçanik, ku një grua e re është sulmuar nga bashkëshorti i saj, raporton Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në rrugën “Vëllezërit Qaka”, kur pas një fjalosjeje në banesë, i dyshuari I. Rr. e ka goditur me shuplaka në fytyrë, e ka kapur për flokësh dhe më pas e ka përplasur në divan me kokë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore bashkëshortes së tij M. Rr.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe posedon raportin që konstaton lëndimet e pësuara.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” me elemente të dhunës në familje.

Hetimet janë në zhvillim nga njësia e dhunës në familje e Stacionit Policor të Kaçanikut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

U zhduk pa gjurmë nga shtëpia në Prishtinë, 54-vjeçari gjendet pas tri ditësh – vëllai e gjen te Xhamia e Llapit –

KushtrimGuraj

Zgjedhjet në Serbi: Çfarë ndodh nëse fiton apo humb Aleksandar Vuçiq? –

KushtrimGuraj

Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Dilni e votoni, mbështeteni “Koalicionin Shqiptar” –

KushtrimGuraj