Telenews

Ekskluzive: Rrahje e rëndë te rrethi i flamurit në Prishtinë – një i plagosur, një në mbajtje

rasti-i-dhu*nimit-ne-skenderaj,-policia-jep-detaje:-gruaja-me-aftesi-te-kufizuara-eshte-shtatzene

Një përleshje e dhunshme fizike është regjistruar të mërkurën pasdite në zonën e njohur si Rrethi i Flamurit në Prishtinë, ku tre persona janë përfshirë në një konflikt që ka përfunduar me lëndime trupore të rënda për njërin prej tyre.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se rreth orës 17:40 të datës 23 korrik 2025, është raportuar për një rrahje në progres. Në vendngjarje kanë ndërhyrë njësitet policore, të cilat kanë identifikuar të përfshirët: Elvir Shala, Vigan Iseni, Ylber Rushidi.

Të tre janë shoqëruar fillimisht në Stacionin Policor Jugu, ndërsa Ylber Rushidi është dërguar në QKUK për tretman emergjent për shkak të lëndimeve të marra gjatë përleshjes.

Pas shikimit të kamerave të sigurisë në vendngjarje dhe konsultimit me Prokurorin Kujdestar, është marrë vendimi që Elvir Shala të ndalohet për 48 orë, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të rastit janë në vazhdim.

Të ngajshme

A i mundësuan vlerësuesi i licencuar i pronave dhe përmbaruesi privat përvetësimin e pronave fajdexhiu? –

KushtrimGuraj

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj