Telenews

Ekskluzive: Zhvillime në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, lirohet njëri nga të dyshuarit

 

 

Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin, Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt. Ndërkaq, personi që ia shiti armën Naim Murselit, Tom Dodaj është liruar nga paraburgimi.

Vendimi për lirimin e Dodajt është marrë më datë 17 prill 2024.

Zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi ka konfirmuar zhvillimet për Paparacin.

”Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M, G.P dhe K.K,  Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 23.04.2024 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit tre të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj. e cila masë iu është llogaritur nga data 28.04.2024 deri me 27.06.2024″, tha Gashi.

Tom Dedaj, tash do të mbrohet në liri, sipas një vendimi të Gjykatës Supreme të Kosovës, me të cilin është ndryshuar vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 nëntor 2023, ku Naim Murseli, dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj.

Sipas prokurorisë, derisa Naim Murseli me bashkëshorten dhe dy fëmijët ishin në makinën e tyre, papritmas del para veturës i dyshuari Granit Plava me masë në kokë dhe revole në dorë ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri Naim Murseli me fëmijë ka dalë nga vetura dhe është larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur ndërsa në veturë ka mbetur tani e ndjera Liridona Murseli.

Paparaci mëherët në dëshmitë e siguruara kishte raportuar se Tom Dodaj, ka pranuar se ia ka shitur armën e krimit Naim Murselit e Granit Plavës.

Ai kishte mohuar të jetë i përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt, teksa thekson se armën ia ka shitur për 280 euro.

“Vlera e armës ka qenë 250 Euro, ndërsa fishkët ia kam shitur për 30 Euro“, thuhet në dëshminë e Dodajt të siguruar nga Paparaci.

Dodaj tregon mënyrën se si është bërë shit-blerja, ndërsa deklaron se Murseli e Plava e kanë provuar armën në oborrin e tij.

Të ngajshme

25 vjetori i Masakrës së Tuzusit, Osmani: Vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i çdoditshëm i yni

Haradinaj për Masakrën e Tusuzit: Dëshmi e gjallë e barbarisë serbe mbi civilë të pafajshëm

Në pritje të hapjes së shkollës në Obrançë të Podujevës, prindërit kërkojnë transport për fëmijët