Telenews

Eksperti i sigurisë, thotë se është zbuluar se kush e ka vendosur flamurin serbo-rus në kishën e Babimostit në Obiliq

Flamuj serbo-rusë janë shfaqur në Babimoc të Obiliqit, fshat ky i banuar me shumicë serbe. Në videon e siguruar nga KosovaPress, të njëjtit shihen se janë vendosur pranë objekteve të kultit.

Po ashtu, në këtë vendbanim mbrëmë është raportuar se janë shfaqur edhe simboli “z”, e përhapur gjerësisht si simbol i agresionit rus në Ukrainë.

Ndërsa eksperti i sigurisë Agim Musliu thotë se nga të dhënat që ka siguruar OCTOPUS, bazuar edhe në të dhënat e marra me OSINT, vendosjen flamurit serbo-rus në kishën ortodokse në Babimost të Obiliqit, e ka urdhëruar Milan Kostic, një nga eksponentët e Listës Srpska.

 

Të ngajshme

Gjini: Kosova shkon në zgjedhje, fajtor është Kurti

Yllka Gashi

Gruda pas vendimit të Kushtetueses: Kemi vetëm 13 ditë për ta zgjedhur Presidentin dhe shmangur zgjedhjet

Yllka Gashi

Musliu-Shoshi: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen

Yllka Gashi