Dy të dyshuar për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës së Serbisë (BIA) janë arrestuar dje në Ferizaj.
Agim Musliu, ekspert i sigurisë, ka treguar se akuzat janë për mbledhje informatash dhe propagandë.
“Këta dy persona janë të dyshuar për bashkëpunim me shërbimi sekret serb, me një kohëzgjatje të caktuar. Me një aktivitet që supozohet dhe ka fakte të bollshme një aktivitet mbledhje informatash dhe veprim armiqësor në dezinformata apo shpërndarje të propagandave. Këto janë veprimtaritë e tyre bazë që ata janë në ndalim 48 orë”.
“Neve Serbia na konsideron armiqësor në këtë aspekt e ka të shtirë rrjetin vet të informatorëve në anë të cilës i mbledh informatat, i përpunon, i analizon, i fragmeton, i implementon në metodologjinë qe e ka përcaktuar për atë veprim”, ka deklaruar ai.

