Telenews

Ekspozita ‘Reporting House’: Fuqia e mediave gjatë luftës në Kosovë

Një ekspozitë e veçantë po përgatitet të hapet në Prishtinë.  “Reporting House”,  jo vetëm që sjell përpara popullit një retrospektivë të fuqishme të mediave gjatë periudhës së luftës në Kosovë, por gjithashtu eksploron ndikimin dhe interpretimin mediatik të asaj kohe.

Nëpërmjet artefakteve të gazetarëve dhe veprave të artistëve, vizitorët do të udhëtojnë nëpër historinë dhe trashëgiminë e luftës së viteve 1998-1999 dhe ndikimin e saj në dekadat që pasuan.

Gazetarja Jeta Xharra, për Debat Plus, ka theksuar rëndësinë e medias ndërkombëtare në mbulimin e luftës në Kosovë, duke krahasuar atë me luftën në Bosnjë dhe Serbrenicë.

Ajo ka vlerësuar punën e kryer nga mediat ndërkombëtare për të dokumentuar dhe raportuar mbi shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë luftës në Kosovë.

Ajo gjithashtu ka thënë se është rast unik intervenimi i shpejtë i mediave ndërkombëtare në luftën në Kosovë, duke theksuar se janë kryer mbi 50 raporte nga ana e tyre.

“Ideja ka ardhur prej faktit që kur ta shohësh rastin e Kosovës dhe intervenimin që është bërë, shumë meritë të madhe kanë mediat ndërkombëtare  që kanë vendosur mbas asaj që ka ndodhur në Bosnje dhe Serbrenicë kanë vendosur me i kushtu vëmendje me qel zyre, BBC-ja ka qel zyre që rrallë e bënë më ndonjë konflikt, me idenë që t’u thonë liderëve, që mos me u vra aq njerëz këtu sa janë vra në Bosnjë dhe Serbrenicë, edhe qashtu ka ndodhur, çdo natë ka pasur reporterë që kanë bërë mbi 50 raporte prej këtu, që këta raporter të luftës kanë vendosur që të raportohen të gjitha të drejtat e njeriut që janë shkelur këtu”, ka theksuar ajo për Debat Plus.

Xharra ka thënë se ngjarjet e shënuara në Kosovë para 25 vjetëve ishin të pazakonta në historinë e konflikteve, duke potencuar se brenda një jave u kthyen në shtëpitë e tyre një milion njerëz.

E, sipas saj, kjo histori e jashtëzakonshme e shpëtimit është pjesë e ekspozitës për tre muajt e ardhshëm.

“Edhe sot 25 vjet pa lufte duhet ta njohim kontributin e tyre të mediave ndërkombëtarë edhe me mëndu që ne jemi rast unik, që shumë rrallë kur po e shohim se çfarë ka ndodhur në Afganistan, Siri çfarë po ndpdoh në Gaza e Ukrainë tash, askush s’po intervenon  për ata, ne duhet të ndihemi krenar që për shkak të kësaj vetëdije që është ngritur jemi rast unik që është intervenu për me na shpëtu neve. Edhe rast unik nuk ka ndodhë kurrë në historinë e luftërave  dhe konflikteve brenda një jave me u kthy 1 milion njerëz nëpër shtëpitë e tyre, kurrë s’ka ndodhë, dhe kjo storie tregohet këtu për 3 muaj të ardhshme”, ka deklaruar Xharra.

Më 10 qershor, ora 18:00, pritet që ekspozita të hapet në ish-shtëpinë e mallrave “Gërmia”, në Prishtinë,  objekt ky i cili për herë të parë shndërrohet në hapësirë kulturore.

 

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani