Telenews

Ekziston një vajzë në botë që refuzon Leo DiCaprio-n dhe ajo është Gigi Hadid

ekziston-nje-vajze-ne-bote-qe-refuzon-leo-dicaprio-n-dhe-ajo-eshte-gigi-hadid

Ndoshta e kemi paragjykuar pak Leo-n kur themi që i interesojnë vajzat nën 25 vjeç. Këtë e tregon më së miri interesi i aktorit për supermodelen, e cila është 27 vjeç dhe mikesha e tij.

Sipas burimeve, Leonardo DiCaprio ka sy vetëm për Gigi Hadid në këtë moment, por le të themi që nuk është reciproke.

“Leo i ka sytë te Gigi, por ajo nuk ka treguar interes. Ata janë miq, por ajo nuk do diçka romantike (me Leo-n) në këtë periudhë”, u shpreh burimi.

Na vjen keq Leo, por mos harro edhe që Gigi është mike shumë e mirë me Blake Lively, me të cilën Leo ka pasur një histori dashurie.

Pra, më në fund, doli një vajzë që e refuzon Leonardo DiCaprio, edhe pse ai theu ligjin e “25-ës” për të.

Të ngajshme

Besoni apo jo, kjo aktore bukuroshe ka 70 vjet jetë

Yllka Gashi

Plot 50 vjet jetë, por Albërija duket si në ditët më të mira

Yllka Gashi

“Kjo është ajo që të pret kur kthehesh në shtëpi”, Dafina Zeqiri emocionon me postimin e fundit

Yllka Gashi