Telenews

Elita e futbollit kosovar sot me dy ndeshje, vëmendja në Prishtinë

Sot nis xhiro e 13-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Derbi i sotëm zhvillohet në mes Prishtinës e Llapit që nis nga ora 18:00 dhe do të luhet në “Fadil Vokrri”.

Prishtina momentalisht gjendet në pozitën e tretë me 18 pikë, ku nga pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara ka dy humbje, dy fitore dhe një barazim, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa Llapi ka 13 pikë të grumbulluara ku në pesë xhirot e fundit i ka dy fitore, dy barazime dhe një humbje.

Kurse, ndeshja tjetër për sot, që nis nga ora 13:00 zhvillohet mes Dritës e Ferizajt në Gjilan.

Drita kërkon tri pikë të plota nga skuadra që mban fundin e tabelës me vetëm tetë pikë, ndërsa Drita e kryeson atë me 27 sosh.

Të ngajshme

Kush pritet të jetë trajneri i ri i Newcastle Unitedit?!

Yllka Gashi

Cristiano dhe Georgina drejt martesës? Mediat portugeze raportojnë për ceremoni madhështore pranë Lisbonës

Yllka Gashi

Xhaka i jep fund dilemave, qëndron te Sunderlandi: Le ta bëjmë sezonin e ri edhe më të madh!

Yllka Gashi