Sot do të luhen dy ndeshjet e fundit në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës.
Krendeshja e ditës patjetër që do të jetë përballja në mes Llapit dhe Dritës.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajazit”, me fillim nga ora 14:00.
“Intelektualët” janë në formë të mirë, ku nuk din për humbje në pesë ndeshjet e fundit dhe do të synojnë që këtë ecuri pozitive ta vazhdojnë edhe ndaj skuadrës nga Podujeva.
Në anën tjetër, Llapi në pesë përballjet e funditm ka vetëm një fitore, dy humbje dhe dy barazime.
Në ndeshjen tjetër, lideri aktual, Ballkani do të ballafaqohet me kampionin, Prishtinën, në një ndeshje të zjarrtë.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Suharekës, me fillim nga ora 13:30.
“Plisat” pas eliminimit në Kupën e Kupës, do të kërkojnë garat evropiane përmes vendit të tretë, teksa janë në formë në mirë në dy ndeshjet e fundit me aq fitore.
Në anën tjetër, Ballkani është në formë jetësore dhe do të synojë që këtë ecuri fantastike ta vazhdojë edhe ndaj Prishtinës.
Ndeshja do të luhet në stadiumin e Suharekës, me fillim nga ora 13:30. /Klankosova.