Telenews

Elvana ka një falënderim për ta bërë pas koncertit të saj të dekadës

Elvana Gjata mbajti koncertin e saj “Dekada” në stadiumin Air Albania dhe sonte ajo ka bërë një falënderim për të gjithë ata që ishin në këtë koncert

Për plot emocione dhe më shumë artistë të ftuar, Elvana Gjata mbajti javën e kaluar koncertin e saj “Dekada”, koncert që ajo e kishte paralajmëruar që një kohë tashmë.

E sonte, këngëtarja ka gjetur kohë që të ndajë një falënderim për fansat dhe për ata që e ndihmuan atë që ta realizojë këtë gjë.

“Kam besuar gjithmonë se do te vinte një ditë, kur një koncert si “DEKADA” të ishte një realitet për mua, por ajo qe me jep akoma më shumë frymëzim e jetë, është besimi juaj qe mbushet një STADIUM! Kënduat e kërcyet me mua për plot 150minuta pa u lodhur e pa u ndalur! Nuk do ta harroj kurrë, e për ata qe nuk munden të jene për shkak të SOLDOUT apo arsye te tjera, do të mund ta ndiqni se shpejti ne Top Channel”, ka shkruar ajo.

Të ngajshme

Gjesti kthehet në Pejë, publikon pamje nga livadhet e fshatit të tij

Valjeta Turkaj

Noizy dhe Era Istrefi rikthehen fuqishëm me këngën “Kitty” një bashkëpunim i zjarrtë veror

Erzana Fazliu

Era dhe Noizy i japin ritmin verës me këngën e re “Kitty”

Valjeta Turkaj