Telenews

Emërohet Bordi i Drejtorëve në “Trainkos”

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për emërimin e Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Qendrore “Trainkos”.

Kryesues i Bordit është emëruar Nol Dedaj.

Dedaj, është një ekspert i fushës së komunikacionit dhe një ligjërues në kolegjin privat “UBT”, raporton Paparaci.

Ndërkaq, anëtarë të bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike të hekurudhave janë emëruar: Astrit Mehaj, Drita Kadriu-Berisha, Blerina Shamolli, Rizah Spanca dhe Shaban Neziri.

Mandati i të emëruarve në bordin e drejtorëve të ndërmarrjes publike qendrore “Trainkos”, zgjat tri vite.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 18 shtator

Rrezarta Ramaj

Specialja nis procesin për kompensim të viktimave në rastin e ish-krerëve të UÇK’së

Yllka Gashi

82-vjeçari nga Kosova humb jetën në detin e Velipojës

Yllka Gashi