Telenews

Emiratet e Bashkuara Arabe urojnë Kosovën për Ditën e Pavarësisë

Presidenti i Lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i ka dërguar një mesazh urimi presidentes Vjosa Osmani, me rastin e 15-të vjetorit të Ditës së Pavarësisë.

Lartësia e tij Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, zëvendëspresident, kryeministër dhe sundimtar i Dubait, gjithashtu i dërgoi mesazhe të ngjashme Osmanit dhe kryeministrit Albin Kurti.

Kosova sot feston 15-vjetorin e pavarësisë. Kosova u deklarua vend sovran, demokratik e i pavarur, më 17 shkurt të vitit 2008. /Telenews.al/

Të ngajshme

Tension i madh Irlandë-Izrael, përsëritet gjesti i pazakontë para ndeshjes

Rrezarta Ramaj

Kurorëzohen Aurora dhe Kushtrimi, i thanë “po” njëri-tjetrit mes natyrës

Rrezarta Ramaj

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj