Telenews

Era Istrefi publikon imazhe joshëse nga prapaskenat e klipit të fundit “5AM”

era-istrefi-publikon-imazhe-joshese-nga-prapaskenat-e-klipit-te-fundit-“5am”

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi është rikthyer fuqishëm në skenën e muzikës dhe tashmë ka publikuar disa projekte që janë mirëpritur nga fansat e saj.

Së fundmi artistja po shijon suksesin e bashkëpunimit të ri që solli me reperin, Buta “5 AM”.

Kënga u soll edhe me videoklip, në të cilin Era dukej si përherë në formë të mirë dhe e veshur me shumë stil.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Ndërsa, sot (e premte) autorja e hitit “Bon bon” ka postuar në llogarinë  e saj në Instagram disa imazhe të shkëputura nga xhirimet e klipit të fundit.

Era dukej provokuese dhe tejet atraktive në disa veshje të ndryshme teksa të shumta ishin edhe pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve të saj.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Ndërkohë, theksojmë që krahas projekteve, Istrefi iu është rikthyer edhe performancave me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.

“5AM” përndryshe u publiku më 10 nëntor dhe deri më tani ka grumbulluar gati gjysmë milion klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

Të ngajshme

Zayn Malik publikon foton e rrallë me vajzën e tij, Khai

Yllka Gashi

Gresa zbulon se a është në lidhje, përgjigjja e saj lë shumë për të imagjinuar

Yllka Gashi

“Djali i mamit” po zhduket, Brooklyn fshin tatuazhin, që dikur ia dedikoi Victoria-s

Yllka Gashi