Telenews

“Era” zgjedhje, Gjini: Për momentin kemi vija të kuqe për Kurtin

Teksa po flitet për mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se kanë vija të kuqe për kryeministrin Albin Kurti, dhe për momentin, nuk pritet një koalicion LVV-AAK.

Edhe nëse të parit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i ofrohet pozita e presidentit nga VV-ja, Gjini ka ritheksuar se kanë vija të kuqe.

“Për momentin kemi vijë të kuqe për Albin Kurtin… Nganjëherë pavetëdije dhe politika, edhe shoqëria civile, edhe mediat i krijojnë disa profeci vetëpërmbushëse, që e krijon situatën për të cilën flet. Për shembull nëse në tërë kohën themi se do të dal i pari, ai do të dalë…”, ka thënë Gjini në “Debat Plus”.

“Fushatë elektorale” e quan Gjini konferencën e Sveçlës nga veriu pas aksionit të Policisë

source

Të ngajshme

Gjyqtari shprehu gatishmëri që t’ia fshihte ekspertizën kompanisë së sigurimeve –

KushtrimGuraj

Familja e Adem Ademit pas identifikimit: Babai ynë do të prehet në paqe me dinjitetin që i takon –

KushtrimGuraj

Një muaj paraburgim për turkun që sulmoi policin me tastierë kompjuteri brenda stacionit policor në Prishtinë –

KushtrimGuraj