Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është dërguar në mbajtje nga Policia e Kosovës, pas sulmit ndaj Artan Govorit, drejtorit për marrëdhënie me jashtë në FFK.
Tri javë para mbajtjes së zgjedhjeve, kryetarit aktual, Agim Ademi është dërguar në mbajtje për 48 orë, shkaku i sulmit që e ka bërë dje, shkruanGazetaBlic.
Eroll Salihu, ish sekretari i FFK’së ka theksuar se nuk ia vlen të flitet shumë për personalitetin e Agim Ademit, pasi ai është njeri i dhunshëm dhe nuk është hera e parë që vepron kështu.

“Nuk është hera e parë. Agim Ademi është njeri i dhunshëm, kështu që nuk ia vlen më me fol për personalitetin e tij. Thjesht unë mendoj që Ministria, ligji dhe Gjykata do ta bëjnë të veten në një afat shumë të shkurtë”, tha fillimisht Eroll Salihu.
Sipas Salihut, Ademi duhet të largohet nga ajo pozitë që ka aktualisht.
“Ky person duhet me shku, në bazë të fuqisë së ligjit dhe pastaj duhet të bëhen reforma. Po shoh shumë njerëz në TV tona, që disa janë bërë më katolik se Papa. Një gjë duhet ta kuptojmë, ky Kuvend i 6 prillit është totalisht i jashtëligjshëm, është shkelur statuti i FFK’së, andaj puna e kryetarit dhe bordit duhet të pezullohet”, përfundoi ai.
Vlen të theksohet se Eroll Salihu aktualisht është i suspenduar nga Federata e Futbollit të Kosovës.