Telenews

Ethet e Nilit Perëndimor-Mushkonjat transmetuese të infeksionit

Prof. dr. Halil Krasniqi, ekspert i shëndetësisë

Ethet e Nilit Perëndimor (ENP janë një sëmundje zoonotike e shkaktuar nga virusi i Nilit Perëndimor, një flavivirus që bën pjesë në familjen Flaviviridae. Ky virus është një nga flaviviruset më të përhapura në botë dhe përfshihet në nëntipet ENP 1 dhe 2. Infeksioni mund të ndodhë në të gjitha pjesët e botës, por me intensitet të ndryshëm.

Patogjenët dhe shfaqja
ENP transmetohet kryesisht përmes pickimit të mushkonjave që kanë infektuar më parë zogjtë. Kjo sëmundje është përhapur nga zonat tropikale deri në Mesdhe dhe Evropë, por para 6 vitesh ka përfshirë edhe Gjermaninë. Virusi është i njohur me vite në shtetet perendimore dhe në u gjet për herë të parë te zogjtë dhe kuajt në Gjermani në vitin 2018 dhe që nga viti 2019 ka pasur raste të raportuara edhe te njerëzit. Në shqipëri tani është përhapur për heren e parë pas 13 vitesh, ku kemi rast të infektuara me përfundim letal. Në Kosovë kemi aktualisht deri tani vetem nje rast te infektuar, i cili nuk është serioz.

Rrugët e infeksionit
Transmetimi kryesor ndodh përmes mushkonjave të infektuara, të cilat transmetojnë virusin nga zogjtë te njerëzit dhe gjitarët e tjerë, si kuajt. Ndryshe nga zogjtë, njerëzit dhe kuajt janë bujtës të rremë dhe nuk shërbejnë si burim i mëtejshëm i virusit për mushkonjat. Mund të ndodhin edhe transmetime përmes transplantimit të organeve, transfuzionit të gjakut dhe gjatë shtatzënisë.
Situata në Kosovë, Shqiperi dhe në Gjermani
Në Kosovsikur është cekur më par deri tani kemi vetem një rast te infektuar, i cili nuk eshte i komplikuar. Në Shqiperi kemi deri tani disa raste te raportuara 5 jan te vdekur dhe 19 të infektuar. Në Gjermani, aktuell jan 52 të infektuar por nuk flitet pëe nje problem shendetesor. Që nga viti 2018, janë raportuar raste të ENP te zogjtë dhe kuajt. Infeksionet e para te njerëzit u raportuan në vitin 2019. Vitet e fundit, ka pasur një shfaqje të rasteve sezonale, veçanërisht në Gjermaninë Lindore. Pritet që ENP të vazhdojë të jetë i pranishëm në Gjermani. Në Evrope deri tani jane 158 raste të raportuara,/Telenews/

Të ngajshme

U zhduk pa gjurmë nga shtëpia në Prishtinë, 54-vjeçari gjendet pas tri ditësh – vëllai e gjen te Xhamia e Llapit –

KushtrimGuraj

Zgjedhjet në Serbi: Çfarë ndodh nëse fiton apo humb Aleksandar Vuçiq? –

KushtrimGuraj

Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Dilni e votoni, mbështeteni “Koalicionin Shqiptar” –

KushtrimGuraj