Telenews

EULEX-i sot nis ndihma për në Ukrainë

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) do të  nisë sot ndihma për në Ukrainë.

10 automjete të EULEX-it, do t’i dhurohen Misionit Këshillues të Bashkimit Evropian në Ukrainë (EUAM).

Sipas EULEX-it, këto automjete janë të ngarkuara me gjëra ushqimore dhe jo-ushqimore, përfshirë rroba, thasë gjumi, produkte për higjienën personale dhe materiale mjekësore, të cilat do t’i shpërndahen qytetarëve të Ukrainës.

Në orën 10:45 do të deklarohet ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, shefi i misionit EULEX, Lars-Gunnar Wiegemark dhe përfaqësuesi kombëtar i kontingjentit të Ukrainës në KFOR, Ivan Nastenko.

Ndërkaq aktiviteti do të fillojë në orën 11:00.

Të ngajshme

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Rrezarta Ramaj

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas

Rrezarta Ramaj

MASh, prindërve: Ruani librat, javën tjetër nisim verifikimin e përdorimit të mjeteve të subvencioneve

Rrezarta Ramaj