Telenews

Fansja ia lidhë këpucët Yll Limanit në koncert, ky është veprimi i këngëtarit

Yll Limani si çdo verë tjetër edhe këtë sezonë e ka të mbushur me mbrëmje të shumta muzikore jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri.

Duke performuar në vende të ndryshme, atij pa dyshim se i bie të ndeshet me ndodhi të shumta, nga ato interesantet e deri te më qesharaket.

Diçka e tillë duket se ndodhi në një prej koncerteve të tij të fundit, ky këngëtari Limani u shpëtua nga një rrëzim i mundshëm në skenë, falë një prej fanseve të tij.

Kjo pasi në një video e cila është shpërndarë me të madhe në rrjetin social TikTok, një fanse e tij mund të shihet duke ia lidhur këpucët këngëtarit nga Prishtina.

Si shenjë falënderimi, Ylli në fund i dhuron një përqafim prej së largu fanses, e cila u kujdes për sigurinë e tij në skenë.

Ylli përndryshe aktualisht është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit të tij më të fundit me Ledrin, të titulluar “Tonat”.

Të ngajshme

Zbulohet shkaku i vdekjes së modeles Sahara Ray

Rrezarta Ramaj

Oriola Marashi në kërkim të qenushes së zhdukur, ofron 2 mijë euro shpërblim për atë që e gjen –

KushtrimGuraj

Oriola Marashi ofron shpërblim prej 2000 eurove për gjetjen e qenit të saj

Rrezarta Ramaj