Telenews

“Fantazma e Prishtinës” e krijuar me AI bëhet virale në rrjetet sociale, krijon konfuzion te qytetarët

Gjatë ditëve të fundit, rrjetet sociale janë pushtuar nga një personazh i pazakontë i krijuar me inteligjencë artificiale (AI), i cili është pagëzuar nga përdoruesit me emrin “Fantazma e Prishtinës”, mirëpo në disa raste ka krijuar edhe konfuzion te qytetarët.

Ky personazh virtual është shfaqur me një maskë të bardhë në fytyrë dhe me këmbë dhie, duke ngjallur kureshtje, humor dhe reagime të shumta në publik.

Falë teknologjisë AI, “Fantazma” po paraqitet në mënyra kreative dhe shpesh qesharake, duke u “vendosur” virtualisht në komuna të ndryshme të vendit.

Qytetarë të shumtë, por edhe figura të njohura publike, kanë filluar të krijojnë postime humoristike, meme dhe montazhe, ku ky personazh shfaqet në ambiente të ndryshme, duke e bërë trend në rrjete sociale.

Një nga reagimet që ka marrë vëmendje është ai i aktorit të njohur Fatmir Spahiu.

Përmes një “story” në Facebook, mbi një fotografi ku shfaqej “Fantazma”, Spahiu ka reaguar me humor duke shkruar: “Edhe qeky na u desht”.

Të ngajshme

Lajm i mirë nga Roma, Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin, ndërhyrja i shpëton syrin

Rrezarta Ramaj

Spanja në zi, pezullohen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit

Rrezarta Ramaj

Tifozi bëhet viral: Bëri foto me Dua Lipën pa e ditur se kush ishte ajo!

Rrezarta Ramaj