Telenews

FBI i bastisi shtëpinë, Trump “kyc gojën” para prokurorëve: Gjueti shtrigash

Donald Trump ka pranuar se ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të ngritura nga hetimi i Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit të Nju Jorkut për transaksionet e tij të pasurive të paluajtshme.

Siç ka shpjeguar ai vetë, ish-presidenti amerikan, në deklaratën e tij nën betim është thirrur në Amendamentin e Pestë të Kushtetutës së SHBA-së, i cili i lejon një qytetari të mos dëshmojë për asgjë që mund ta inkriminojë.

Hetimi u hap në vitin 2019 dhe ka të bëjë nëse kompania e Trump (Trump Organization) ka fryrë artificialisht çmimet e pronave që zotëronte për të kërkuar lehtësime tatimore dhe për të marrë kredi. Trump u përpoq ta vononte atë për aq kohë sa të ishte e mundur, duke përdorur çdo armë ligjore në dispozicion.

Megjithatë, Ivanka Trump dhe Donald Jr., dy nga fëmijët e Trump, kanë dëshmuar tashmë tek autoritetet.

Sot, e mërkurë, ishte radha e Trump për të deklaruar. Një orë pasi ka mbërritur në prokurori, ai publikoi një deklaratë për “gjuetinë e shtrenjtë të shtrigave ndaj tij”

Në deklaratë, Trump sulmoi Prokuroren e Përgjithshme Leticia James dhe median e lajmeve të rreme, ndërsa i referohet kontrollit të rezidencës së tij në Florida, ku agjentët e FBI morën disa kuti me materiale si pjesë e një hetimi për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara nga ish-presidenti.

Më pyetën një herë: “Nëse je i pafajshëm, pse po i referohesh Amendamentit të Pestë?”, tha ai në deklaratën e tij. Ai shtoi se kur të gjithë rreth tij, në familjen dhe bizneset e tij, janë në qendër të një “gjuetie të pabazë dhe të motivuar politikisht të shtrigave nga avokatët, prokurorët dhe mediat që përhapin lajme të rreme”.

Trump tha gjithashtu se “bastisja e FBI-së në Mar-a-Lago, vetëm dy ditë para kësaj dëshmie, hoqi çdo pasiguri.

Nuk kisha zgjidhje tjetër, sepse kjo administratë dhe shumë prokurorë në këtë vend i kanë kaluar të gjitha kufijtë moralë të mirësjelljes”, tha Trump.

Ai e mbylli deklaratën duke thënë se për këto arsye dhe me këshillën e avokatit të tij, ai përdori Amendamentin “me të drejtën dhe privilegjin e çdo qytetari sipas Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara”.

Të ngajshme

“Kosova po pret”, Endrit Thaçi bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri

Yllka Gashi

Villa Bellevue destinacioni ideal për pushim, relaks dhe momente të paharrueshme

Rrezarta Ramaj

Kuvendi njofton, nesër vazhdon seanca konstituive

Yllka Gashi