Telenews

Fejohet Miran Ramadani, publikon foto me partneren

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, komediani Miran Ramadani është fejuar.

Pas një lidhjeje mjaft të gjatë (të cilën e ka mbajtur goxha mirë sekret), ai i ka dhënë fund (edhe zyrtarisht) beqarisë ditën e djeshme.

Me këtë rast të veçantë, ai për herë të parë na ka njoftuar edhe me partneren e tij, Editën.

Mesa duket tashmë e tutje, pos për videot komike dhe momentet simpatike me gjyshen e tij kaq të pëlqyer, vend në rrjete do ketë edhe për të fejuarën e tij, përkundër se pjesën private, me shumë gjasë ai do të vazhdojë ta mbajë gjithmonë më larg syrit të publikut dhe ekspozimit në rrjete sociale.

Të ngajshme

“Jemi të habitur, është keqkuptim” – reagon ekipi menaxherial i Noizyt pas ndalimit të tij në Zvicër

Valjeta Turkaj

Enca “trazon” rrjetin, poston foto romantike me të dashurin

KushtrimGuraj

Ç’po ndodh? Katy dhe Orlando shfaqen bashkë në jahtin luksoz

KushtrimGuraj