Telenews

Felix Magath shpëton Hertha Berlinin nga rënia në Bundesliga 2

Trajneri që erdhi vonë këtë stinor te Hertha e Berlinit, Felix Magath, e emri i të cilit përfolej si përzgjedhës i mundshëm i Kosovës para se të zyrtarizohej një tjetër, ka shpëtuar sot ekipin e tij në Bundesligë.
Hertha Berlin ka arritur që sonte të fitojë jashtë Hamburgun e Bundesligës 2, në ndeshjen e barazhit, për të përmbysur fitoren e tyre të arritur në Berlin – dhe kështu kryqytetasit mbeten në elitë të futbollit gjerman edhe në stinorin 2022/23.

Ndeshja e parë e barazhit kishte përfunduar Hertha 0-1 Hamburg [Ludovic Reis 57]. Ndërsa sonte në Volksparkstadion të Hamburgut, Hamburg 0-2 Hertha [Dedryk Boyata 4, Marvin Plattenhardt 63].
Plattenhardt ka qenë vendimtar në ndeshjen e sontme, pasi që pos golit të dytë që shënoi, asistoi edhe te i pari i Boyatës, derisa gëzimi i madh ka kapluar kryeqytetin gjerman.

Të ngajshme

Kënga “Dai Dai” nga Shakira bëhet himni zyrtar i Kupës së Botës 2026

KushtrimGuraj

Publikohet orari i finaleve mes Trepçës dhe Bashkimit

Valjeta Turkaj

“11 vite te Bayerni, ky ishte sezoni më i mirë”, Joshua Kimmich asesi të pranoj humbjen ndaj PSG-së

Valjeta Turkaj