Telenews

Ferizaji arrin fitoren e tretë në Superligë, mposht Prishtinën

Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme të javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtina nuk ka arritur të këndellet, duke pësuar humbjen e dytë radhazi.

Këtë herë, kryeqytetasit u mposhtën minimalisht 1:0 në udhëtim ndaj Ferizajt.

Ishte Mateo Panadic që shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 42-të.

Me këtë fitore, Ferizaj shkon në kuotën e 17 pikëve, por mbetet në pozitën e fundit në tabelë.

Në anën tjetër, Prishtina mbetet e katërta me 27 pikë gjithsej.

Të ngajshme

Raportohet se Edon Zhegrova mund të jetë startues ndaj Fiorentinas –

KushtrimGuraj

Messi shkruan histori në MLS, fiton “Këpucën e Artë” për të dytin vit radhazi –

KushtrimGuraj

Sot derbi dhe përballje interesante në tri ligat kryesore evropiane

Rrezarta Ramaj