Telenews

FFK zyrtarizon datën e shortit për Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se më 27 korrik do të mbahet ceremonia e hedhjes së shortit për edicionin garues 2026/27 në të gjitha kategoritë kryesore të futbollit kosovar.

Sipas njoftimit, shorti do të hidhet në selinë e FFK-së në Prishtinë. Ceremonia për Albi Mall Superligën do të nisë në orën 13:00, për Ligën e Parë në orën 14:00, ndërsa për Ligën e Dytë në orën 15:00.

“Komisioni i Garave fton përfaqësuesit e të gjitha klubeve të jenë të pranishëm në ceremoninë e shortit, sipas orarit të përcaktuar për secilën ligë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Federata ka bërë të ditur gjithashtu se edicioni i ri i Superligës dhe Ligës së Parë do të nisë më 15 gusht.

Në sezonin e kaluar, titullin e kampionit në elitën e futbollit kosovar e fitoi Drita e Gjilanit, ndërsa trofeu i Kupës së Kosovës i takoi Dukagjinit të Klinës.

Të ngajshme

Vlahovic humb durimin, largohet nga ëndrra e Barcelonës – arrin marrëveshje me Besiktasin –

KushtrimGuraj

Taulant Seferi përfshihet në formacionin e javës në Turqi

Yllka Gashi

Ardian Nuhiu rikthehet te Drita, merr drejtimin e kampionëve –

KushtrimGuraj