Telenews

FIFA merr vendim për presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit

Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, është suspenduar nga FIFA nga çdo aktivitet futbollistik për tre vjet.

Rubiales shkaktoi skandal kur puthi në buzë futbollisten spanjolle Jenni Hermosos gjatë ceremonisë së prezantimit final të Kupës së Botës për femra pas fitores ndaj Anglisë në gusht.

Ndërsa Rubiales fillimisht u përpoq të vazhdonte rolin e tij, ai më pas dha dorëheqjen muajin e kaluar dhe tani është dënuar për një shkelje të nenit 13 të kodit disiplinor të FIFA-s.

FIFA tha në një deklaratë se komiteti i saj disiplinor “ka ndaluar Luis Rubiales, ish-presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për tre vjet, pasi kishte konstatuar se ai ka vepruar në shkelje të neni 13 i Kodit Disiplinor të FIFA-s. /Telenews.al/

Të ngajshme

FIFA ndryshon ceremoninë para ndeshjeve të Botërorit 2026, himnet do të intonohen ndryshe

Rrezarta Ramaj

Manchester United përgatit ofertë 50 milionë euro për përforcim në sulm

KushtrimGuraj

Neymar mungon në miqësoren ndaj Egjiptit, qëndron në New Jersey për rikuperim

KushtrimGuraj