Telenews

FIFA publikon renditjen e re, Kosova mbetet në vendin e 78-të ndërsa Shqipëria bie një pozitë

Pas përfundimit të Kampionatit Botëror, FIFA ka publikuar klasifikimin e ri të kombëtareve, ku Kosova ka mbetur në të njëjtën pozitë, ndërsa Shqipëria ka shënuar një rënie të lehtë.

Kombëtarja shqiptare tashmë renditet në vendin e 67-të, një pozitë më poshtë krahasuar me listën e mëparshme.

Në këtë ndryshim ka ndikuar paraqitja e Ganës në Botëror, e cila është ngjitur për tetë pozita në renditje dhe ka kaluar Shqipërinë, duke u pozicionuar në vendin e 65-të.

Ndërkohë, Spanja është ngjitur në krye të renditjes së FIFA-s pas triumfit në Kupën e Botës, duke e lënë Argjentinën në vendin e dytë.

Sa i përket Kosovës, “Dardanët” vazhdojnë të qëndrojnë në pozitën e 78-të, njësoj si në renditjen e kaluar.

Kosova nuk ka zhvilluar ndeshje gjatë periudhës së Botërorit, prandaj nuk ka pasur ndryshime në pikë apo në pozicion.

Kjo pozitë vazhdon të mbetet renditja më e lartë historike e arritur nga Kosova në klasifikimin e FIFA-s.

Të ngajshme

E konfirmuar: Modriqi te Milani edhe në sezonin vijues

KushtrimGuraj

Renditja e re e FIFA-s, ky është vendi për Kosovën

Blearta

Drita sonte luan ndaj skuadrës malteze në Conference League

Rrezarta Ramaj