Telenews

Fillojnë problemet për “Tre Luanët”, lëndohet mbrojtësi para ndeshjes ndaj Panamasë

Kombëtarja e Anglisë mund të jetë pa mbrojtësin e krahut, Reece James, në ndeshjen e ardhshme ndaj Panamasë, pasi lojtari po vuan nga një tendosje në muskujt e kofshës (hamstring).

Sipas raportimeve të fundit, trajneri Thomas Tuchel nuk pritet të rrezikojë mbrojtësin e Chelseat duke pasur parasysh historikun e tij të gjatë me lëndime, shkruan Indeksonline

 

 

Ndërkohë, nën monitorim nga stafi mjekësor është edhe mesfushori Declan Rice, megjithëse gjendja e tij nuk konsiderohet aq shqetësuese sa ajo e James.

Mungesa e mundshme e Reece James do të ishte një goditje për Anglinë, pasi mbrojtësi ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në skemat e Tuchel gjatë këtij turneu./Indeksonline

Të ngajshme

Komisioni për Shëndetësi miraton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026

Rrezarta Ramaj

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Rrezarta Ramaj

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj