Telenews

Fluks i madh i veturave në Merdar, kolona arrin në 300 metra

Bashkatdhetarët që për festat e fundvitit ishin në Kosovë, po vazhdojnë të përballen me pritjet e gjata në pikë kalimet kufitare, e kryesisht ato me Serbinë.

Mëngjesin e së dielës, pritjet në disa prej pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, janë deri në një orë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona më e gjatë e automjeteve është në Merdar deri në 300 metra, ndërkaq pritjet për të dalë janë deri në 40 minuta.

Në pikën tjetër kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 1 orë, ndërkaq kolona e automjeteve është 150 metra. Në Jarinjë pritjet janë deri në 50 minuta, kurse për kolona nuk raportohet.

Për t’u informuar në kohë reale për gjendjen në pikë kalimet kufitare klikoni KËTU.

Të ngajshme

Apeli refuzon ankesën e mbrojtjes, Gani Geci vazhdon paraburgimin

Rrezarta Ramaj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj

338 ditë në krye të partisë, Bedri Hamza e mbyll kapitullin si kryetari i PDK-së

Rrezarta Ramaj