Telenews

FMN-ja miraton 690 milionë dollarë ndihmë të menjëhershme për Ukrainën

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka miratuar një disbursim të menjëhershëm prej rreth 690 milionë dollarësh (rreth 600 milionë euro) për Ukrainën, në kuadër të programit të huasë që mbështet ekonominë e vendit gjatë luftës me Rusinë.

Me këtë këst të ri, shuma totale e fondeve të lëvruara nga FMN-ja për Kievin arrin në 2,2 miliardë dollarë, nga një paketë financimi që kap vlerën e përgjithshme prej 8,1 miliardë dollarësh.

Pagesa vjen pas një rishikimi të programit të reformave, në të cilin Ukraina është angazhuar të ruajë stabilitetin ekonomik dhe të zbatojë ndryshime në fusha kyçe si lufta kundër korrupsionit, sistemi tatimor dhe politika monetare.

Sipas FMN-së, pavarësisht luftës që vazhdon që nga shkurti i vitit 2022 dhe sulmeve të përditshme ruse, Ukraina ka arritur të ruajë stabilitetin makroekonomik dhe financiar. Institucioni vlerësoi se rezultatet e deritanishme të programit kanë qenë “në përgjithësi të kënaqshme”.

Drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva, deklaroi se Ukraina vazhdon të tregojë një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme dhe theksoi se ruajtja e stabilitetit makroekonomik mbetet prioriteti kryesor i vendit në kushtet e luftës.

Të ngajshme

Konfiskohen 114 motoçikleta në rajonin e Prishtinës, masa ndaj 535 ngasësve

Blearta

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

Blearta

Shtohet fluksi i mërgimtarëve, pritje deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë

Blearta