Telenews

FORMACIONET ZYRTARE: LIVERPOOL – BENFICA

Benfika zbarkon në stadiumin “Anfield Road” për ta provuar misionin e vështirë ndaj Liverpoolit ku i duhet ta bëjë një përmbysje të madhe të rezultatit nga ndeshja e parë në të cilën pësoi humbje në shtëpi me rezultat 3-1.
Skuadra angleze që do ta luajë para tifozëve të saj shihet si favorit absolut për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve edhe pse befasitë nuk mund të përjashtohen në këtë garë, transmeton KosovaPress.
Benfika vjen me tri mungesa në këtë ndeshje ku për shkak të lëndimeve nuk do të paraqiten Verissimo, Pingo dhe Silva, kurse Liverpooli e ka skuadrën e kompletuar.
Këto janë formacionet zyrtare:
Liverpool: Alisson, Gomez, Matip, Konate, Tsimikas, Henderson, Milner, Keita, Diaz, Jota, Firmino
Benfika: Vlachodimos; Gilberto, Otamendi, Vertonghen, Grimaldo; Everton, Weigl, Taarabt, Diogo Gonçalves; Gonçalo Ramos, Darwin Nunez.

Të ngajshme

Basketboll / Fitore e thellë edhe për Pejën në mbyllje të stinorit të rregullt

Donat Hashani

Derbi i Bundesligës i takon Bayernit, Tuchel debuton me fitore

Donat Hashani

Basketboll / Trepça e fiton thellë ndeshjen e fundit të stinorit, nis play off-in nga kjo pozitë

Donat Hashani