Telenews

FOTO| Cara Delevigne nuk njihet më, modelja shokon me pamjen e saj

foto|-cara-delevigne-nuk-njihet-me,-modelja-shokon-me-pamjen-e-saj

Modelja e njohur, Cara Delevigne ka habitur me pamjen e saj! Miqtë dhe të afërmit e modeles janë shumë të shqetësuar për të.

“The Sun” ka publikuar disa foto ku Cara duket qartazi jo në gjendje të mirë. Modelja u pa duke tymosur në makinën e saj.

Një i afërm i Carës ka thënë: “Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht të shqetësuar. Situata është krijuar prej disa javësh dhe familja e Carës është e përfshirë. Duhet të sigurohemi që Cara të marrë ndihmën që mund të ketë nevojë”.

Vite më parë ,Cara deklaroi hapur se si ajo u sulmua seksualisht nga Harvey Weinstein.

Në një deklaratë të publikuar në “Instagram”, ajo tregoi se pas një takimi me Weinstein në hollin e hotelit, ai e pyeti nëse donte të shkonte në dhomën e tij, ku e priste dhe një femër tjetër.

Pas kësaj, ajo u përball me një kërkesë ku duhet të puthte femrën tjetër, gjë të cilën Cara nuk e pranoi.

Kur do largohej nga dhoma, modelja britanike duhet të shmangte përpjekjet e producentit për ta puthur pa dëshirë.

Ajo u njoh me të sepse do kishte një rol në një film, për të cilin ndihet akoma keq që ka marrë pjesë. Duket se 25-vjecarja është prekur nga rasti i denoncimit të tij për përdhunimin e femrave dhe ka bërë disa postime të gjata, duke mbështetur të gjitha femrat që kanë rënë pre e tij.

Të ngajshme

Plot 50 vjet jetë, por Albërija duket si në ditët më të mira

Yllka Gashi

“Kjo është ajo që të pret kur kthehesh në shtëpi”, Dafina Zeqiri emocionon me postimin e fundit

Yllka Gashi

“Më shkatërruan emocionalisht”, flet aktorja për skandalin e fotove intime

Yllka Gashi