Telenews

Fotografia e Hashim Thaçit e Ismail Qemalit largohet nga muri i Kuvendit

Në murin e objektit të Kuvendit të Kosovës sot është vendosur një poster me ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë, Ismail Qemali, raporton Telenews.al.

Por sipas Nacionales, një person i panjohur e ka larguar atë që aty dhe më pas e ka hedhur në koshin e plehrave.

Në fotografi, Thaçi dhe Qemali cilësoheshin si heronj të kombit shqiptar. I pari shpalli pavarësinë e Kosovës 15 vjet më parë, e tjetri atë të Shqipërisë gati 111 vjet më parë.

“Heronjtë e kombit, shpallësit e Pavarësisë”, shkruhej në fotografinë e vendosur në murin e Kuvendit.

Të ngajshme

Tension i madh Irlandë-Izrael, përsëritet gjesti i pazakontë para ndeshjes

Rrezarta Ramaj

Kurorëzohen Aurora dhe Kushtrimi, i thanë “po” njëri-tjetrit mes natyrës

Rrezarta Ramaj

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj