Telenews

Franca kërkon që autorët e sulmit të Banjskës të dalin para drejtësisë

Ambasada e Francës në Kosovë ka ripërsëritur thirrjen që autorët e sulmit të Banjskës të dalin para drejtësisë.

Thirrja e Francës erdhi në përvjetorin e dytë të këtij sulmi ku vdiq polici Afrim Bunjaku.

“Dy vjet pas sulmit kriminal në Banjskë i cili mori jetën e rreshterit Afrim Bunjaku, mendimet tona janë me familjen e tij. Franca vazhdon të bëjë thirrje që autorët e këtij sulmi vdekjeprurës të sillen para drejtësisë:, thuhet në postimin e kësaj ambasade.

Në këtë përvjetor edhe ambasada gjermane dhe ajo britanike kërkuan që autorët e sulmit të para dy vjetëve të përballen me drejtësinë.

Të ngajshme

Sekuestrohet një BMW X6 në Pejë, Prokuroria jep urdhër që t’i kthehet pronarit gjerman

Yllka Gashi

Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin bazë, rreshtohen në kazermën “Skënderbeu”

Yllka Gashi

Bien eksportet e Shqipërisë me Kosovën

Yllka Gashi