Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri, ka pranuar se analisti dhe trajneri Liridon Leci ka pasur deri dikund të drejtë kur kishte thënë se futbollistët suharekas nuk kanë marrë për disa muaj paga.
I pyetur nga Ismet Munishi në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini rreth kësaj çështjes, Frashëri shkurtimisht tha ‘’Për punën e financave ka pasur deri dikund të drejtë. Ka pasur një lloj vonese.’’
Gardiani i Ballkanit foli edhe rreth të ardhmes së tij, ku tha se ‘’nëse do të qëndrojë në Kosovë, do të qëndrojë te Ballkani’’.
Në media ishte raportuar se Frashëri pas përfundimit të këtij sezoni mund të largohet nga kampioni i Kosovës.
Emisioni ‘Dueli Sportiv’ transmetohet çdo të diel nga ora 22:00 në RTV Dukagjini. Në vazhdim do të ketë edhe shumë risi të tjera përveç analizave të futbollit vendor.

