Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se sot janë certifikuar snajperët e saj të rinj.
Në njoftimin e lëshuar në rrjetin social Facebook thuhet se më Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, ka përfunduar kursi bazë për snajperë me pjesëmarrës të njësive të ndryshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Kursantët, gjatë këtyre pesë javëve, u trajnuan në përdorimin e snajperëve në terrene të ndryshme trajnuese, me qëllim të ngritjes së njohurive të pjesëtarëve të FSK-së në qitje me snajper si dhe aftësimin e tyre për vëzhgim dhe mbledhje të informacioneve rreth armikut në zonat me rrezikshmëri të lartë”.
“Forca e Sigurisë së Kosovës është e përkushtuar të trajnojë dhe përgatisë pjesëtarët e saj në të gjitha fushat, me qëllim të ngritjes së profesionalizmit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.