Telenews

FSK organizon “Ditën e Hapur” për nder të Ditës së Forcës

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se më 27 nëntor do të zhvillojë një “Ditë të Hapur” në kuadër të festimeve për Ditën e Forcës. Ky aktivitet është një mundësi e shkëlqyer për qytetarët të njihen nga afër me kapacitetet dhe aktivitetet e FSK-së.

Ngjarja do të zhvillohet nga ora 09:00 deri në 14:00 dhe do të përfshijë të gjitha kazermat e FSK-së në të gjithë Kosovën.

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, nga ora 09:30, pritet të jenë të pranishëm udhëheqës të lartë shtetërorë, mysafirë dhe ambasadorë të shteteve mike, të cilët do të ndjekin nga afër aktivitetet e organizuara.

FSK-ja ka njoftuar se kazermat në Prishtinë, Prizren, Pomozotin, Istog, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan do të jenë të hapura për vizitorët, të cilët do të kenë mundësinë të shohin nga afër pajisjet, mjetet dhe njësi të specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Aktivitetet do të ofrojnë një pamje të detajuar të kapaciteteve ushtarake të FSK-së, duke përfshirë ekspozita të ndryshme dhe demonstrime.

Të ngajshme

Incident në një lokal në Pejë, dy persona fyejnë një grua dhe përleshen me policinë

Rrezarta Ramaj

Një person gjendet pa shenja jete në Vushtrri

Rrezarta Ramaj

Gjendet i shtrirë një person në Prishtinë, vdes pasi dërgohet në QKUK

Rrezarta Ramaj