Telenews

“Fushatë elektorale” e quan Gjini konferencën e Sveçlës nga veriu pas aksionit të Policisë

“Storjen që pamë për armët në veri, është storje elektorale…”

Pra, vetëm si “fushatë elektorale” kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, nga AAK-ja, e sheh  konferencën e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlës, nga veriu, pas një aksioni të Policisë së Kosovës ku u konfiskua një sasi e konsiderueshme e armatimit.

Sipas tij, Sveçla është dashur nga zyra e tij ta falënderojë policinë për këtë aksion dhe jo “të shkoj t’ju bëjë vetë ekspertizë armëve”.

“Ne si Kosovë duhet me nis me i kopju vendet normale, Slloveninë, vendet që nuk janë shumë të mëdha që kanë arsenale çka po di. Në vende normal demokratik që Polica me gjetë armatim ilegal në një vend, e kryen punët e veta dhe një ministër që është i përgjegjshëm del në zyrën e vet dhe e falënderon policinë, nuk shkon me bë ekspertizë vetë ministri. Sa herë ta shini që një ministër shkon me kry punë që nuk janë të tij, tek kjo qeveria po na del që janë elektoralë. Shkon me heq billborda vetë, shkon me i zbulu armët vetë. Këto janë elektorale”, ka thënë Gjini.

Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi të madhe armatimi gjatë një operacioni në veri të vendit, përfshirë municione, armë të gjata, shokbomba, radiolidhje, dhe uniforma ushtarake dhe policore. Ky operacion u bë pas informacioneve të marra nga qytetarët dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

E, Sveçla, nga veriut bëri të ditur se ky lloj armatimit të konfiskuar është i ngjashëm me armatimin e përdorur në sulmin terrorist të 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit.

“Lloji i armatimit është i ngjashëm me atë të Banjskës, një pjesë e këtij armatimi janë përdorur më herët për të shkaktuar ndjenjë pasigurie tek qytetarët. Situata e tanishme në këtë pjesë është e qetë falë sukseseve të policisë, kemi më pak armë në duart e tyre e më shumë informata të grupit të Radojçiqit që i vazhdojnë trajnimet në Serbi e siç duket edhe në disa në pjesë të Kosovës”, ka thënë Sveçla.

source

Të ngajshme

“Ki kujdes”, Kupchan mesazh Kurtit: Trump do të bisedojë me ata që mendon se mund t’i zgjidhin problemet

KushtrimGuraj

Publikohet emri i një serbi që flitet se është dora e djathtë e Radojiçiqit

KushtrimGuraj

Kosova synon të prodhojë rreth 20 lloje të dronëve

KushtrimGuraj