Telenews

Futbollistet e Kosovës U17 sigurojnë kalimin në Ligën A

futbollistet-e-kosoves-u17-sigurojne-kalimin-ne-ligen-a

Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave ka arritur një sukses tjetër të rëndësishëm në arenën evropiane.

Falë humbjes së Sllovenisë U17 me rezultat 3-0 ndaj Islandës të martën, vajzat “Dardane” kanë siguruar ngritjen në Ligën A për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2026.

Skuadra e drejtuar nga Sanije Krasniqi e mbylli ciklin kualifikues në vendin e dytë të Grupit B në Ligën B, me pikë të barabarta me përfaqësuesen e Uellsit.

Edhe pse pozicioni i dytë nuk garantonte automatikisht kualifikimin, rezultati mes Sllovenisë dhe Islandës vulosi fatin pozitiv për Kosovën.

Me këtë sukses, Kosova U17 arrin për herë të katërt radhazi të ngjitet nga Liga B në Ligën A, një dëshmi e progresit të vazhdueshëm të vajzave të reja në futbollin ndërkombëtar.

Ky arritje e re tregon jo vetëm konsistencën e punës në ekip, por edhe përkushtimin e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe stafit teknik në zhvillimin e futbollit të femrave në vend.

Të ngajshme

Certifikata e Covid-it, mjekja e Xhakës del kundër kapitenit: E kam vaksinuar vetë –

KushtrimGuraj

Mbappe nën presion, fushata për “Topin e Artë” mund t’i kushtojë –

KushtrimGuraj

Chelsea interesohet për talentin e Milanit –

KushtrimGuraj