Telenews

Gabimi i Kurtit në matematikë bëhet lajm ndërkombëtar – “Politico”: “Uh-oh”

Huqja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në zgjidhjen e një problemi të thjeshtë matematikor për filloristët, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Prestigjozja “Politico” e cilësoi gafën e kreut të ekzekutivit kosovar “incident të algjebrës” ndërsa lajmi mban titullin “Kryeministri i Kosovës kërkon falje për ngatërrimin e enigmës matematikore të fëmijëve”.

Gjatë inaugurimit të shkollës fillore “Ali Hadri” në Podujevë, të mërkurën, kryeministri kosovar – i cili ka diplomuar në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës – brenda një klase u përpoq të zgjidhte një problem matematikor, përkatësisht një ekuacion me vetëm një të panjohur (X).

Sigurisht, gabimi nuk kaloi pa u vënë re nga matematicientët, dhe jo vetëm. Ai arriti në përfundimin se X-i duhet të jetë 5. Dhe gaboi. Përgjigja e saktë e ekuacionit doli të jetë e thjeshtë X=0. Kurti pastaj u kërkoi falje nxënësve të klasës së 7-të të fillores, duke thënë se “nuk do të merrja notë kaluese”.

“Komentet e Kurtit erdhën pas një videoje virale të incidentit të algjebrës në mediat sociale. Kurti u kap në klip duke zgjidhur lehtësisht një ekuacion matematikor para një klase gjatë hapjes së një shkolle të re në Podujevë… Por kishte vetëm një proplem: Kurti kishte përgjigjen e gabuar. Uh-oh”./Telenews/

Të ngajshme

Detaje ekskluzive: Kjo është shuma që merrnin nga biznesmenët inspektorët e korruptuar në Gjakovë

KushtrimGuraj

Agim Bahtiri në përpjekje për të kopjuar Kurtin, poston video duke ia puthur dorën një qytetar

KushtrimGuraj

Para dy javësh e mohoi për Sinjalin, Xhavit Haliti sot: Kam dhënë dëshmi në Bruksel për vrasjen e Enver Hadrit

KushtrimGuraj