Telenews

Gashi: Nga e ’99-ta, Kosova ka bërë vetëm veprime të ligjshme

Aksioni i fundit i Policisë së Kosovës në veri të vendit – ku u sekuestruan miliona dinarë serb – u kritika nga ndërkombëtarët për moskoordinim me ta.

Sipas, analistit Astrit Gashi, Kosova gjatë tërë kohës ka bërë veprime të ligjshme, por problemi është mënyra se si e sheh faktori ndërkombëtar këtë.

“Veprime komplet të ligjshme Kosova ka bërë në tërë historinë e saj politike prej 1999 e këndje, asnjë veprim të paligjshëm nuk e ka bërë. Të gjitha ato veprime që i ka bërë Kosova kanë qenë të ligjshme, dy viteve të fundit, të cilat janë kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare. Bashkësia ndërkombëtare këtë pjesë po e sheh në nocionin e sigurisë, nuk po e sheh më në kuptim e ligjshmërisë, por sa mund neve një veprim sado i ligjshëm në një territor që mund të prodhojë krizë e konflikt me qenë problematik. Këtu është problemi i madh. Meqenëse se nuk pasur marrëveshje, do të ishte e çuditshme nëse nuk do të ndërrmerren hapa tjerë prej Qeverisë së Kosovës…”, ka thënë Gashi në “Debat Plus”.

source

Të ngajshme

Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta të flas me familjen”

KushtrimGuraj

Ekskluzive | Policia në ndjekje të Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlindës –

KushtrimGuraj

Senatorët amerikanë i kërkojnë qeverisë së re serbe normalizim raportesh me Kosovën –

KushtrimGuraj