Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Genc Prelvukaj, do jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të kësaj partie, në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Këtë e konfirmoi vet ai gjatë një interviste, ku shtjelloi vizionin dhe planet e tij për një Kosovë më të zhvilluar.
Megjithatë, Prelvukaj nuk hezitoi të adresojë kritika ndaj qeverisjes aktuale, duke e akuzuar për varfërimin e politikës së jashtme të Kosovës dhe përkeqësimin e standardit jetësor të qytetarëve.
Pretendenti i PDK-së për karrigen e deputetit, paralajmëroi angazhime konkrete për ndryshime të prekshme në qeverisjen e ardhshme, duke përfshirë rikthimin e fokusit tek interesat e qytetarëve dhe fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

