Telenews

Gërvalla dhe Rohde nënshkruajë marrëveshje për varret e gjermanëve të vrarë ndër luftra në Kosovë

Ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde kanë nënshkruar marrëveshje lidhur me varret e gjermanëve të vrarë ndër luftëra të cilët ndodhen në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter, Rohde tha se kjo marrëveshje lejon Volksbundin gjerman që të sigurohet që kujdesi ndaj këtyre varreve të kryhet në mënyrë të denjët.

“Sot Donika Gervalla-Schwarz dhe unë nënshkrova Marrëveshjen mbi Varret e Luftës në lejimin e Volksbundit që të sigurohet që mirëmbajtja dhe kujdesi i këtyre varreve të kryhet në një mënyrë të denjë dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare”, shkroi Rohde.

Në emër të qeverisë federale, Volksbund është i përkushtuar për detyrën e regjistrimit, ruajtjen dhe kujdesin për varret e të vdekurve gjermanë të luftës jashtë vendit.

Të ngajshme

“Kosova po pret”, Endrit Thaçi bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri

Yllka Gashi

Villa Bellevue destinacioni ideal për pushim, relaks dhe momente të paharrueshme

Rrezarta Ramaj

Kuvendi njofton, nesër vazhdon seanca konstituive

Yllka Gashi