Telenews

Gërvalla: Roli i gjyqtarëve dhe prokurorëve kërkon profesionalizëm dhe ndjeshmëri ndaj viktimav

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka njoftuar për takimin e mbajtur me gjyqtarë dhe prokurorë, në të cilin u diskutua për çështje që prekin themelet e shoqërisë, si mbrojtja e viktimave të dhunës në familje dhe ndaj grave.

Këto përpjekje janë pjesë e hartimit të strategjisë kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna me bazë gjinore 2027–2031, e cila synon të avancojë më tej koordinimin ndërinstitucional, forcimin e shtyllës së ndjekjes penale dhe gjyqësore, si dhe zbatimin e plotë të standardeve të Konventës së Stambollit, thuhet në njoftim.

 

Të ngajshme

Kurorëzohen Aurora dhe Kushtrimi, i thanë “po” njëri-tjetrit mes natyrës

Rrezarta Ramaj

Ndryshimi i Ligjit të Speciales, nesër hapi i parë në Komisionin për Legjislacion –

KushtrimGuraj

Hamza para mbledhjes së kryesisë: Të miratohet ligji për Specialen në të dy leximet, pastaj presidenti –

KushtrimGuraj