Telenews

Gërvalla takohet me kongresistin demokrat, rikonfirmohen marrëdhëniet e mira mes shteteve

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot ka takuar kongresistin demokrat, Gregory Meeks.

Gërvalla ka thënë se në takim është diskutuar për fuqizimin e bashkëpunimit në çështje të veçanta si në politikën e jashtme të Kosovës dhe në programe të zhvillimit të demokracisë dhe arsimit.

“Gjatë këtij takimi u rikonfirmuan marrëdhëniet e fuqishme mes dy shteteve dhe dy popujve, duke potencuar se qytetarët e Kosovës, edhe nga matjet ndërkombëtare, dalin të jenë qytetarët më pro-amerikanë në botë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

“Ministrja Gërvalla dhe kongresisti demokrat Meeks biseduan edhe rreth situatës së sigurisë në Balllkanin Perëndimor dhe veprimet destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë në këtë rajon”, thuhet tutje në njoftim.

source

Të ngajshme

Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta të flas me familjen”

KushtrimGuraj

Ekskluzive | Policia në ndjekje të Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlindës –

KushtrimGuraj

Senatorët amerikanë i kërkojnë qeverisë së re serbe normalizim raportesh me Kosovën –

KushtrimGuraj