Telenews

Gjakovë: Policia bastis një shtëpi, 37-vjeçari kapet me kokainë e marihuanë

gjakove:-policia-bastis-nje-shtepi,-37-vjecari-kapet-me-kokaine-e-marihuane

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Një rast i tillë është zbuluar në Gjakovë teksa Policia po realizonte një urdhëresë të gjykatës, raporton Sinjali.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, gjatë bastisjes në një shtëpi në rrugën “Ali Ibra”, zyrtarët policorë kanë gjetur substanca narkotike.

I dyshuari për posedim të drogës është një 37-vjeçar, të cilit iu gjetën një sasi e drogës e llojeve kokainë dhe marihuanë.

Droga është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj të dyshuarit për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

/GazetaSinjali/

The post Gjakovë: Policia bastis një shtëpi, 37-vjeçari kapet me kokainë e marihuanë appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

Raporti i BE’së tregon për përfshirjen personale të Kryeministrit Kurti në gjuhë të ashpër dhe akuza ndaj gazetarëve

Rrezarta Ramaj

E dhimbshme: ‘Babanë s’e kam parë kurrë’, rrëfimi i Flakës pas identifikimit të mbetjeve mortore të Fatmir Fazlijës

Rrezarta Ramaj

Gjiganti spanjoll synon Leon Avdullahun, kosovari mund të bëjë hapin e madh në karrierë

Rrezarta Ramaj