Telenews

Gjashtë persona mbesin të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë

Dy aksidente kanë ndodhur sot rreth orës 17:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, si pasojë gjashtë persona janë lënduar.

Njëri aksident ka ndodhur në fshatin Trudë, ku kanë qenë të përfshira dy automjete, dhe janë lënduar katër persona.

Ndërsa, aksidenti tjetër ka ndodhur në fshatin Sekiraqë, ku janë përfshirë dy automjete dhe është raportuar për dy të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Njësiti i trafikut rajonal është duke u marrë me të dyja rastet”.

Të ngajshme

Apeli refuzon ankesën e mbrojtjes, Gani Geci vazhdon paraburgimin

Rrezarta Ramaj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj

338 ditë në krye të partisë, Bedri Hamza e mbyll kapitullin si kryetari i PDK-së

Rrezarta Ramaj